Harta e re gjyqësore/ Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër shtyn bojkotin deri më 29 qershor! Vendimi pritet të njoftohet pranë…

Shqipëria

Harta e re gjyqësore/ Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër shtyn bojkotin deri më 29 qershor! Vendimi pritet të njoftohet pranë…

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër ka vendosur të shtyjë bojkotin përtej afatit të paralajmëruar.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se pas komunikimit me anëtarët e saj, është vendosur që bojkoti të vijojë deri në datën 29 qershor.

Kjo pasi do të pritet një vendim i përbashkët në mbledhjen e njoftuar të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë.

Në këtë takim pritet të përcaktohet axhenda e protestës kundër hartës së re gjyqësore që do të jetë detyrues për të gjitha dhomat e avokatisë në të gjitha qytetet.

Vendimi i Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër pritet të bëhet me dije edhe pranë kancelarive të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Gjykatës së Apelit, asaj Administrative dhe Gjykatës së Përmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat