Helmim nga uji? Fluks vizitash në Kukës, qytetarët me bark, të vjella e temperaturë

Shqipëria

Helmim nga uji? Fluks vizitash në Kukës, qytetarët me bark, të vjella e temperaturë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Një numër i lartë rastesh me bark, të vjella e temperaturë janë paraqitur në spitalin e Kukës gjatë së shtunës dhe ditën e sotme. Mjeku Albert Shehu shpjegon se vetëm që nga mëngjesi i ditës së sotme u paraqitën të paktën 50 raste me simptoma të njëjta.

Sipas tij, shkak mund të jetë bërë ndonjë virozë e stinës, por mund edhe të kemi bëjmë me helmim nga uji ose nga frutat.

Për rastin janë njoftuar autoritetet e Shëndetit dhe pritet të merret vesh edhe shkaku.

“Ky fenomen mund të lidhet me një gjendje virale ose intoksikacion që mund të jetë nga uji, nga perimet, frutat. Ka një fluks të shtuar. Vetëm sot nga ora 08.00 e deri më tani mund të ketë mbi 50 vizita që janë bark e të vjella, ka pasur edhe temperaturë…Do ta mbajmë nën kontroll. Ka nga të gjitha grupmoshat, edhe te pediatria. Ngjarja është njoftuar, është ngritur si problem. Nuk dihet nga se është shkaktuar”, shpjegon Shehu, shkruan ABC News.

Disa prej rasteve ishin edhe nga Shtiqni, në një lagje e të cilit uji të shtunën ka qenë i ndotur. Inspektoret e Shëndetit Publik kanë marrë sot mostrat në pesë pika të linjës së ujësjellësit ndërsa priten analizat në dy ditët e ardhshme.

Ujësjellësi, nga ana e tij ka bere ndërprerjen  e furnizimit me ujë për këtë lagje deri në daljen e rezultateve.

Megjithatë, rastet e urgjencave në Kukës janë nga të gjitha zonat dhe jo detyrimisht mund të përcaktohet uji si shkak për këtë situatë. Në mesditë, situata në urgjencën e Kukësit është e qetë dhe me raste të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat