Detajet e fundit nga dy turistët e bllokuar në Valbonë, njëri nuk mund të lëvizë

Shqipëria

Detajet e fundit nga dy turistët e bllokuar në Valbonë, njëri nuk mund të lëvizë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 19:30
Valbona

Rreth orës 18:00, në zonën e Valbonës, 2 aplinistë, duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar.

Njëri prej tyre është dëmtuar dhe nuk ka mundësi për të lëvizur.

2 alpinistët e bllokuar po asistohen edhe nga 2 alpinistë të tjerë, të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës.

"Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar alpinistët", njofton policia.

Terreni është i vështirë, i thepisur ndaj është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat