Ish-muxhahedini akuzohet për terrorizëm/ SPAK: Bashkëpunoi me spiunazhin iranian

Shqipëria

Ish-muxhahedini akuzohet për terrorizëm/ SPAK: Bashkëpunoi me spiunazhin iranian

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka akuzuar iranianin Bijan Poolagrad si pjesë e një celule terrorist, e cila po planifikonte të kryente sulme ndaj funksionarëve të lartë të opozitës iraniane, të cilët strehohen në kampin Ashfraf 3 në Manëz të Durrësit.

Ish-banori i kampit të muxhahedinëve doli këtë të hënë para Gjykatës së Posaçme, ku pritet të nisë procesi gjyqësor ndaj tij, për disa akuza, si “kryerjes e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur në grata”, “organizata terroriste”, apo “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”.

I pandehuri dyshohet se bashkëpunonte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucionare dhe merrte pagesa prej tyre, transmeton News 24.

Në shkëmbim, ish-anëtari i grupimit muxhahedin kishte detyrë të fotografonte anëtarët e MEK dhe të evidentonte vendet që ata frekuentonin.

Porositë dhe udhëzimet ai i merrte përmes aplikacionit Telegram dhe sipas hetimit po planifikohej vrasja e një figure të lartë të MEK.

Referuar dosjes hetimore rezulton se një anëtar i inteligjencës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnikov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje.

Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, referimit nga drejtoria e antiterrorist, që kishte siguruar kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular.

Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat