Protesta e 7 Korrikut, Berisha optimist për pjesëmarrje masive të opozitës, tregon rolin e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë

Shqipëria

Protesta e 7 Korrikut, Berisha optimist për pjesëmarrje masive të opozitës, tregon rolin e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, kreu i PD-së,  Sali Berisha u shpreh sot  optimist se partitë parlamentare opozitare do t’i bashkohen protestës së 7 Korrikut, të thirrur nga ai.

Berisha deklaroi se Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të drejtojë protestën e 7 Korrikut.

Rama shkoi në Bruksel si përfaqësues i Aleksandër Vuçiçit. Përdori gjuhë ordineri që mund ta përdorë vetëm Lavrov, Putini apo Lukashenko ndaj udhëheqësve evropianë.


Një qeveri që kujdeset më shumë për interesat e Beograditi, se për Shqipërinë e Kosovën.

Shoqëria e vërtetë civile është e tëra në këmbë. Përben kontributin e saj në drejtimin e kësaj proteste.


Kam besim se partitë opozitare parlamentare do t’i bashkohen protestës. Anëtarëve të Këshillit Kombëtar u bie detyra të zbresin në çdo bllok dhe të për mobilizimin maksimal për këtë protestë. Ka një klimë shumë pozitive te qytetarët për protestën. Shoqëria civile është e gjitha në këmbë për të dhënë kontributin e saj. Protestën e drejton tani Fronti për Shpëtimin e Shqipërinë. Kjo protestë thirret në një kohë kur vendi ka tashmë opozitën e vërtetë. Nuk ka më as manipulime, dhe as gjë tjetër. Ka vetëm mbrojtje të interesave të qytetarëve“, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat