Aksidenti i turistëve çekë në Malësi të Madhe, policia jep detaje: Në makinë ishin…

Shqipëria

Aksidenti i turistëve çekë në Malësi të Madhe, policia jep detaje: Në makinë ishin…

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Automjeti me turistë çekë që u aksidentua ditën e sotme në Malësi të Madhe kishte brenda një familje, dy prindërit dhe dy fëmijë.

Policia bën me dije se në automjetin tip “Fuoristradë” ndodheshin drejtuesi R. K., 45 vjeç, bashkëshortja e tij, shtetasja P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe.

Fatmirësisht asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike. Turistët çek ndodhen në një hotel, në Tamarë.

Gripi hetimor po vijon puën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat