Kamioni përplas makinën në Berat, plagoset rëndë 27-vjeçarja

Shqipëria

Kamioni përplas makinën në Berat, plagoset rëndë 27-vjeçarja

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Dimal-Berat.

E plagosur ka mbetur Justina Gjata, 27 vjeçe. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se e reja është nisur me urgjencë drejt Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Dimal-Berat, pranë Rrethrrotullimit, shtetasja J.Gj., 27 vjeçe, duke drejtuar mjetin tip Wolksvagen, është përplasur me një mjet tip Kamion.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja J.Gj, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat