Fieri vijon me zbatimin e “Të dielës pa makina”, ja akset ku ndalohet qarkullimi i automjetëve

Shqipëria

Fieri vijon me zbatimin e “Të dielës pa makina”, ja akset ku ndalohet qarkullimi i automjetëve

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

E diela e tre korrikut që shënon edhe të dielën e parë të muajit, ka zbrazur qytetin e Fierit, jo vetëm pasi është dita pa makina, por për shkak edhe të temperaturave të larta.

Nisma për të lëvizur në këmbë vijon të zbatohet nga fierakët, të cilët në orët e para të para të mëngjesit kanë zgjedhur të lëvizin në këmbë.
Kështu nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit kanë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkaWeb se janë disa rrugët ku aplikohet ky kufizim.

-Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

-Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”

-Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa

-Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës

-Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar këtë kufizim dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të shfrytëzojnë qetësisht ambientet publike të qytetit, njëkohësisht të përmbushin detyrimet dhe nevojat e tyre.

Dhjetëra policë kanë zbritur në terren, ndërsa duket se edhe qytetarët janë mësuar tashmë me lëvizjen në këmbë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat