Rama viziton GjND-në, merr dhuratë për ditëlindje

Shqipëria

Rama viziton GjND-në, merr dhuratë për ditëlindje

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 15:27
Foto nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar për vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku është pritur nga nënkryetari i kësaj gjykate, Kirill Gevorgian.

Ne institucionin që e kishte legjitimuar pavarësinë e Kosovës, Rama qëlloi të shkojë pikërisht në ditëlindjen e tij të 58-të. Për këtë datë ishte në dijeni edhe Gevorgian, i cili me këtë rast i bëri dhuratë vëllimin e 11 të vendimeve të marra në këtë gjykatë gjatë vitit 1935, i publikuar rishtas.

Nga ana tjetër, as kryeministri shqiptar nuk i shkoi duarthatë. Ai juristit i dhuroi simbolin e helmetës së Skënderbeut, duke i treguar se bëhet fjalë për heroin tonë kombëtar që i ka rezistuar perandorisë osmane.

Rama paraprakisht është takuar me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat