Arrestohen babë e bir në Himarë, kultivonin lëndë narkotike

Shqipëria

Arrestohen babë e bir në Himarë, kultivonin lëndë narkotike

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

 Babë e bir janë arretsuar në Himarë për kultivbim të bimëve narkotike.

Në pranga janë vënë A. Sh., 63 vjeç, banues në Vranisht, Himarë dhe Xh. Sh., 25 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.

Gjatë kontrollit, në fshatin Vranisht, Himarë, në vendin e quajtur “Vilza”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat