Çfarë do ndodhë në protestën e sotme? Mentor Kikia bën parashikimin

Shqipëria

Çfarë do ndodhë në protestën e sotme? Mentor Kikia bën parashikimin

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 17:33
Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia deklaroi se numri i pjesëmarrjes, do të përcaktojë nëse protesta e sotme do të jetë e suksesshme apo jo. Kikia tha se shqiptarët kanë arsye për të dalë në rrugë, por nuk pret pjesëmarrje të madhe, pasi ka një lodhje nga politika dhe protesta si formë e të bërit politikë.

Është një aktivitet politik i thirrur nga PD, që ka marrë shumë organizim, energji, të drejtuesve si në qendër ashtu në nivelet lokale. Sot suksesi i parë dhe i fundit i protestës do jetë numri i pjesëmarrjes. Ajo do bëjë dallimin nëse do quhet protestë e suksesshme apo jo. Nuk shikoj ndonjë tërheqje të qeverisë për ndonjë çështje të caktuar. Do jetë demonstrimi i numrit të njerëzve që mbështesin Berishën, ose përtej kësaj kauze, që do bashkohen në këtë shtesë për të reaguar ndaj problemeve me të cilat përballen qytetarët, rritja e çmimeve dhe skandaleve të korrupsionit. Duke iu referuar standardeve të jetesës, rritjes së çmimeve, korrupsionit, në shesh duhet të jenë të gjithë shqiptarëve, veç atyre që janë komod, autorët e korrupsionit. Por me gjithë këtë ngarkesë dhe energji të shpenzuar nga PD, me ftesat publike dhe të drejtpërdrejta, sërish nuk presë një pjesëmarrje të madhe, sepse shqiptarët janë të lodhur nga politika dhe nga protesta si një formë e të bërit politikë. U angazhuan në një protestë për disa muaj me radhë kur PD-në e drejtonte Basha dhe përfundimi ishte asgjë. Ka një lloj mosbesimi te vet njeriu që i ka ftuar në dasmë shqiptarët, që është z. Berisha. Shumë njerëz që mund të jenë mbarsur me pakënaqësi dhe urrejtje ndaj qeverisë aktuale, nuk e shohin dot z.Berisha si alternativë të së ardhmes. Ka shumë njerëz që kanë zgjedhur të mos i bashkohen kësaj proteste, do jetë thjesht një marshim politik”.

Kikia tha se nuk rrëzohet qeveria përmes një proteste. Sipas tij qëllimi i tubimit të sotëm do jetë hapja e siparit të opozitarizmit të ri, në pritje të Metës në shtator.

"Qytetarët duhet të protestojnë për çfarëdolloj arsyeje, nëse nuk e mbajmë qeverinë nën presion, jemi të destinuar të keqqeverisemi. Por nuk është e thënë që përmes një proteste të rrëzosh qeverinë. Nëse qeveritë do rrëzoheshin me protesta, do ndërroheshin çdo muaj. Nuk do të prodhohet asnjë zgjidhje politike. Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në shtator, të parit nuk i intereson z.Berisha. Partia e drejtuar prej tij nuk regjistron dot kandidatë për të hyrë në zgjedhje. Është mjaftueshëm arsyeja e krizës ekonomike dhe korrupsionit që ka kalbur dhe prekur çdo qelizë të shtetit, por qeveria s’ndryshon në këtë formë. Ishte vet z.Berisha që në 21 janar u përball me një protestë të dhunshme, por s’e dha dorëheqjen. Protesta ka vetëm një qëllim të hapë siparin e një opozitarizmi të ri, në pritje që në shtator t’i bashkohet Meta. Protesta s’do ketë vazhdim, sepse është vapë. Është vetëm për të startuar stinën e re opozitare dhe vullnetin që Berisha pretendon që e ka në popull”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat