Berisha iu bashkohet protestuesve

Shqipëria

Berisha iu bashkohet protestuesve

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:31
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, ka dalë nga selia e kësaj force politike, për të marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku janë mbledhur protestuesit.

Bashkë me deputetë dhe të rinj, Berisha po i drejtohet në këmbë bulevardit para Kryeministrisë.

Para se të mbërrinte në selinë blu, Berisha u shpreh se protesta e sotme do të jetë e fuqishme.

Protesta ka moton “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”, ndërsa Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 1000 efektivë të policisë janë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Ashtu si në protesta e tjera, do të ketë një kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast.

Qe prej orës 16:00 kanë nisur kufizimet në qarkullimin rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht rruga “Zhan Dark”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat