Parcela me kanabis, arrestohen babë e bir në Krujë

Shqipëria

Parcela me kanabis, arrestohen babë e bir në Krujë

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Babë e bir përkatësisht të moshave 53 vjeç dhe 19 vjeç u arrestuan nga policia, pasi kultivonin bimë narkotike në fshatin Kroi i Madh të Krujës.

Në operacionin e koduar “Kroi i Madh” u gjetën fidanë të mbjellur në kubikë dhe e 3.7 kg lëndë narkotike në formë bohçeje.

Shtetasit H. K. dhe S. K. kishin mbjellë në dy sipërfaqe toke cannabis sativa, njëkohësisht atyre iu sekuestruan edhe automjeti së bashku me aparatet celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat