Skema e mashtrimit/ Si veshjet anti-Covid të mjekëve prodhoheshin në Shqipëri ilegalisht e dërgoheshin në Itali

Shqipëria

Skema e mashtrimit/ Si veshjet anti-Covid të mjekëve prodhoheshin në Shqipëri ilegalisht e dërgoheshin në Itali

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Prokuroria italiane ka zbuluar një skemë mashtrimi nga një kompani në Itali që kishte fituar tender për prodhimin e uniformave anti Covid të mjekëve dhe infermierëve.

Këto veshje nga hetimet kanë rezultuar se prodhoheshin në Shqipëri ilegalisht.

Veshjet më pas dërgoheshin në Itali me një cmim nga 6 euro në 10 euro secila.

Sipas mediave italiane, skema korruptive ishte kruer nga grupi “GAP”, me seli në Romë, i cili në nëntor të 2020 kishte fituar tenderin nga komisari i jashtëzakonshëm për emegjencën pandemike në Itali, për prodhimin e 11 milionë veshjesh një përdorimëshe shëndetësore anti Covid.

Pronare e këtij konsorciumi rezultonte Cristiana Ferraciula, shtëpiake nga Ladispoli e cila është në hetim.

Por Prokuroria e Pratos thotë se pronarë të vërtetë të Gap ishin vëllezërit Samuele e Massimilaono Piccolo.

Samuele Piccolo ka qenë nën kryetar i Këshillit Bashkiak të Romës në vitin 2008.

Mësohet se janë 32 persona nën hetim për këtë skemë mastrimi dhe konsorciumit i janë sekuestruar rreth 43.2 milionë euro pasuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat