Protesta e thirrur nga Sali Berisha, vjen reagimi i parë nga PS

Shqipëria

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, vjen reagimi i parë nga PS

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 18:28
Partia Socialiste

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është ndalur te protesta e djeshme e demokratëve para Kryeministrisë. Ai e krahason  opozitën shqiptare me atë maqedonase, duke theksuar se proteston kundër integrimit të vendit në BE.

“Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve që kanë ndodhur, po këto nuk kanë ardhur rastësisht. Nuk duhet t’i lemë asnjëherë në mes ato. Kujt duhet t’ia lëmë, atyre që dalin në shesh? Ata dalin se ai tjetri do të legjitimojë veten e tij, atë hall ka.

Jo se pret të fitojë pushtetin nga rruga. Nganjëherë madje më duken të koordinuara, se del proteston Opozita në Maqedoni kundër integrimit Europian, duket sikur ka lidhje. Kështu bën dhe ky zotëria jonë këtu në Tiranë.

Nuk dua të bëj konspiracione, po rastësitë nuk janë gjëra që duhen shmangur. Pra ka një rastësi me një plan konkret, megjithatë unë nuk dua të bëj nga ato spekulimet e mëdha po pikërisht këtë lloj Opozite kemi. Ne duhet t’i themi ndal me forcën tonë duke organizuar partinë”, u shpreh Gjiknuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat