Zjarri dogji dhjetëra hektarë bimësi dhe rrezikoi shtëpitë, neutralizohen flakët në Lezhë

Shqipëria

Zjarri dogji dhjetëra hektarë bimësi dhe rrezikoi shtëpitë, neutralizohen flakët në Lezhë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Pas disa orësh janë vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në qarkun e Lezhës.

Në fshatin Piraj u dogjën dhjetëra hektarë bimësi, pemtore dhe një pjesë e konsiderueshme e traversave të linjës hekurudhore Shkodër-Lezhë, pasi ishin të mbuluara nga ferrat. Po ashtu nga ky zjarr u rrezikuan kisha, varrezat dhe disa shtëpi, por fatmirësisht u lokalizua në kohë.

Rreth orës 4:00 të mëngjesit u bë e mundur të izolohen dhe vatrat në kurorën me pisha në zonën e lagjes “Nënë Tereza”, ku falë ndërhyrjes së zjarrfikëseve, forcave të ushtrisë të ardhura nga Shkodra parandaluan rrezikun për shumë banesa.

Vatra tjetër e zjarrit që përfshiu dy anët e autostradës Milot-Lezhë është vënë nën kontroll gjatë orëve të vona të darkës me ndihmën edhe të banorëve të zonës, kur për rreth 1 orë kalimi u bë vetëm me një sens, pasi tymi mbuloi të gjithë zonën dhe zjarri u afrua pranë rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat