Rama thumbon Metën dhe Berishën: U dridhen këmbët, kanë frikë të dalin nga shtëpia

Shqipëria

Rama thumbon Metën dhe Berishën: U dridhen këmbët, kanë frikë të dalin nga shtëpia

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 11:52
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, nuk la pa thumbuar ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Duhet ta durojmë me buzëqeshje dhe kënaqësi protagonizmin e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri. Sepse kështu e kanë dashur shqiptarët.

Ambasadorët amerikanë janë në shtëpinë e tyre këtu. Pa SHBA-të, Shqipëria nuk do ishte e gatshme të përballej me të keqen dhe të shkuarën e cila vazhdon të shfaqet para nesh në forma nga më të ndryshmet duke nisur nga komunizmi me figura të cilat ne mendojmë se i ka tretur e kaluara por papritmas na dalin përpara. Në vendin tonë nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane dhe anti-europiane.

Edhe kur ka mllef dhe ndjenjë hakmarrje ndaj politikës së SHBA-ve, kjo shfaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën madje duke thënë se e duan edhe më shumë se vetë ambasadorja. Por është shumë domethënës se nuk ka këtu një burrë që t’ua thotë SHBA-ve se është kundër Reformës në Drejtësi, apo se u vjen frikë të dalin nga shtëpia se janë të damkosur në ballë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat