Moti për ditën e sotme

Shqipëria

Moti për ditën e sotme

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Ditën e mërkurë vendi do të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore dhe malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht këto reshje do të marrin formën e rrebesheve shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 15 deri 29°C

në zona e ulëta 16 deri 36°C

në zona bregdetare 19 deri 34°C

Ju urojmë një pasdite të mbarë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat