Ilir Meta paralajmëron: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

Shqipëria

Ilir Meta paralajmëron: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:58
Ilir Meta

Ish-Presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar të enjten se në shtator do të fillojë përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike.

Në një konferencë për mediet ditën e sotme, Meta theksoi se “produktet e këshillimit kombëtar do shkojnë te djegësit sepse nuk ekzistojnë”, teksa paralajmëroi që do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që referendumi të jetë i zbatueshëm.

Referendumin “do ta bëjë populli shqiptar me hir dhe me pahir sepse e ka vendos vetë dhe nuk e mohon dot njeri, për këdo që do bëhet pengesë, referendumi do jetë shpata e Demokleut”, shtoi ish-Presidenti ndër të tjera.

“Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator do punojmë për një qeveri teknike se duhet ti dalim për zot çështjes së negociatave.

Ato produktet e këshillimit kombëtar do shkojnë te djegësit sepse nuk ekzistojnë, së dyti do të behët çdo gjë që referendumi të jetë i zbatueshëm, këtë të drejtë kushtetuese zoti Haxhinasto do të koordinojë përpjekjet e tij me gjithë faktorët e tjerë. Nëse zgjidhet që në shtator, një gjë e mrekullueshme, por në çdo rast kjo është një imperativë e kohës, madje jemi të vonuar, në mënyrë që ti mbajmë shqiptarët këtu dhe të kthejmë ata që kanë humbur besimin tek shteti i së drejtës.

Kemi potencial edhe më shumë se Zvicra se kemi dy dete, por do bëhemi si Zvicra kur të zbatojmë referendumin. Reflektuan tani këta të maxhorancës? Shumë mirë, por edhe nëse nuk reflektojnë se kanë tmerre nga referendumi e sovrani, jo gjë vetëm do përshpejtojë zgjedhjet e përgjithshme dhe do sjellë një shumicë shumë të fortë për të filluar me garantimin e referendumit dhe referendumeve. Me këtë çështje do merremi në mënyrë të vazhdueshme.

Do ta bëjë populli shqiptar me hir dhe me pahir sepse e ka vendos vetë dhe nuk e mohon dot njeri, për këdo që do bëhet pengesë, referendumi do jetë shpata e Demokleut, jo vetëm ndaj kësaj qeverie se kjo është e ikur, por dhe të çdo qeveri që do vijë që do guxojë të sillet si kjo qeveri”, tha Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat