Reshje shiu në të gjithë vendin, si do të luhaten temperaturat sot

Shqipëria

Reshje shiu në të gjithë vendin, si do të luhaten temperaturat sot

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Deri në orët e mesditës Shqipëria do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave të cilat do të sjellin momente të pakta me reshje. Ndërsa në vijim vranësirat do të zhvillohen në të gjithë vendin duke sjellë gjatë mesditës dhe pasdites reshje shiu në pothuajse gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata parashikohet të sjellin rrebeshe shiu në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat