Berisha: Rrogat e mësuesve duhet të ishin rritur 3 herë

Shqipëria

Berisha: Rrogat e mësuesve duhet të ishin rritur 3 herë

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 22:12
Sali Berisha

Gjatë fjalës në takimin me mësuesit, ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me borxhin që ka marrë kjo qeveri, rrugat e mësuesve duhet të ishin rritur 3 herë.

"Ne duhet të bëjmë gjithçka në një mision që të çlirohemi nga ky regjim i cili përdor dy armë kundër nesh, mashtrimin dhe vjedhjen. Do ju jap një shembull. Në vitin 2005-2013, duke zbritur inflacionin, rrogat e mësuesve janë rritur 107%, 130% shkonin bashkë me inflacionin. Janë ndërtuar 11 mijë km rrugë, janë rindërtuar në arsim 1300 objekte.

Buxheti i shtetit është identik me buxhetin e familjes. Për t’i realizuar të gjitha këto, ne morëm 4% të PBB. Ishte 58.2%, shkoi në 64.4%. Kanë marrë borxh mbi 40%. Borxhi ka kaluar nga 66% në 107%.

Ku janë rrogat e mësuesve, të mjekëve, të infermierëve? Me këtë borxh, rrogat tuaja mund të rriteshin 3 herë," tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat