Moti për ditën e sotme

Shqipëria

Moti për ditën e sotme

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Kjo javë parashikohet përgjithësisht me mot të paqendrueshëm por bregdeti do të ketë disa orë me diell. Gati çdo ditë, vranësirat në mesditë e pasdite do të pasohen nga reshje në pjesën më të madhe të vendit.

Në zonat malore, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash, lokalisht shkarkesa elektrike.

Era, do të fryjë jugperëndim e veriperëndim e lehtë e mesatare.

Gjatë shtrëngatave era përkohësisht e vrullshme. Ditën e martë do të ketë erë me rrahje në bregdet ndërsa valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat