Arrestimi i ‘Guccit’ në Kolumbi, gazetari zbardh detaje tronditëse: Ja për çfarë akuzohet shqiptari me dy identitete

Shqipëria

Arrestimi i ‘Guccit’ në Kolumbi, gazetari zbardh detaje tronditëse: Ja për çfarë akuzohet shqiptari me dy identitete

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 08:20
Spartak Koka

Gazetari investigativ Spartak Koka ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, mbi të kaluarën e të arrestuarit Deniz Klironomi në Kolumbi dhe veprat kriminale për të cilat ai akuzohet, ndër to edhe zhdukja e Renato Hamzës, ose ndryshe i quajtur “Reni i Elbasanit” disa vite më parë.

Koka deklaroi se Klironomi është arrestuar për llogari të autoriteteve rumune dhe jo atyre shqiptare pasi ai është akuzuar për përfshirjen në trafikimin e dy vajzave të mitura drejt Gjermanisë dhe Belgjikës me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion.

Sipas tij Klironomi ka qenë një partner financiar grupit “Los Pachenca” në lidhje me trafikimin e kokainës në Kolumbinë veriore.

“Deniz nuk është personazh i rastësishëm në Kolumbi, është një nga më të rëndësishmit e një grupi kriminal në Shijak dhe si një nga më të afërtit që drejton trafikun e kokainës për këtë grup në Europë. Është arrestuar disa herë në Europë. Është arrestuar nga koordinimi i informacionit të një gjykate në Rumani pasi në bashkëpunim me një rumun, një ndër më të kërkuarit në Europë ai ka trafikuar ë Belgjikë dhe Gjermani dy vajza të mitura për prostitucion. Hetimi për ta është bërë në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe belge. Për të është kërkuar mënjëherë ekstradimi dhe pse ka qenë e vështirë. Me dokumenta shqiptare është Deniz Floroiu. Ka qenë partner financiar i këtij grupi në lidhje me trafikimin e kokainës. Për ngjarjen e vitit 2015 ai megjithse është dënuar autoritetet shqiptare nuk e kanë vënë ujin në zjarr për ta kapur. Rumania ka kërkuar ekstradimin urgjent të këtij shtetasi. Ai është i përfshirë në një tjetër ngjarje, me zhdukjen e këngëtarit Renato Hamza. Familja e Hamzës nuk e kishte të qartë fatin e djalit të tyre. Momentet e fundit të Hamzës janë marrë në vitin 2014, kontakti i fundit i të cilit ka qenë me 2 personazhe me precedentë kriminelë, Indrit Shaqja dhe Deniz Klironomi. Ajo që nuk u zbërthye asnjëherë ishte fotografia e vitit 2011 ku Hamza shfaqet në një lokal në Shijak para se të vritet Ervin Kërtalla, një i afërt i Klironomit. Policia e Durrësit kërkoi ndihmë për identifikimin e këtij personi. Personat e dëmtuar nga kjo histori e gjetën para policisë. Indrit Shaqja është dënuar me burgim të përjetshëm. Hamza dyshohet të jetë rrëmbyer dhe vrarë si hakmarrje për ngjarjen që ka ndodhur në 26 gusht 2011. Asnjëherë nuk ka pasur akuza kundër autorëve. Në Librazhd u gjet një kufomë, gjysmë e dekompozuar. Autoritetet thanë se nuk bëjnë dot krahasimin e ADN-së së kësaj kufome me asnjë person të zhdukur. Kjo tregon sa dobët jemi me hetimin. Kjo ka qenë e qëllimshme nga policia dhe prokuroria e Elbasanit”, tha Koka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat