Vrau me armë 44-vjeçarin në sy të vëllait, identifikohet autori i krimit në Vaun e Dejës

Shqipëria

Vrau me armë 44-vjeçarin në sy të vëllait, identifikohet autori i krimit në Vaun e Dejës

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit nga Lezha, Pjetër Gjoka.

Si rezultat i hetimeve u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Maltin alias Anton Gjini, 36 vjeç, banues në Lezhë.

Burimet bëjnë të ditur se viktima ka qenë bashkë me vëllanë e tij kur është qëlluar.  Ka qenë pikërisht vëllai i viktimës që ka njoftuar policinë dhe ambulancën.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë.    

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat