Njihuni me parashikimin, moti premton surpriza për ditën e sotme

Shqipëria

Njihuni me parashikimin, moti premton surpriza për ditën e sotme

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Mbeten vranësirat e shpeshta prezente në të gjithë Shqipërinë ku gjatë paradites do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu në zonat veriore të vendit. Sipas MeteoAlb, në orët në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 26°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Territori i Kosovës parshikohet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të jenë më të dukshme, ku do të sjellin dhe reshje të pakta shiu në vend.

Deri në orët e mesditës territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave. Por parashikohet që në orët vijuese gradualisht vranësirat të theksohen, ku më prezente do të jenë në zonat perëndimore duke krijuar dhe mundësi për reshje shiu.

Brigjet e Egjeut dhe Britania e madhe parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të ndikohet nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Lindje të Europës dhe në Skandinavi. Po ashtu Europa Qendrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat