U raportua për të shtëna, policia në Vlorë nis verifikimet në terren

Shqipëria

U raportua për të shtëna, policia në Vlorë nis verifikimet në terren

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 21:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar në Vlorë. Dyshohej po ashtu për një person të plagosur por ABC mëson se deri më tani bëhet fjalë për një denoncim në polici.

Sipas policisë së Vlorës, një telefonatë në Urgjencën e spitalit për të shtëna dhe dy të plagosur ka alarmuar policinë e qytetit.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe drejtori i Policisë i cili bëri të ditur se telefonata do të verifikohej.

Megjithatë, deri më tani, nga veprimet në terren nuk është verifikuar asgjë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat