Grabitja pas mesnate në Klos, ‘maskat’ u futën nga dritarja e pasme e vilës! Pasi lidhën dhe torturuan me orë të tëra nënë e bir, morën paratë…

Shqipëria

Grabitja pas mesnate në Klos, ‘maskat’ u futën nga dritarja e pasme e vilës! Pasi lidhën dhe torturuan me orë të tëra nënë e bir, morën paratë…

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur pas mesnatës djeshme në fshatin Dom të Klosit.

Sipas News 24, 5 grabitësit e maskuar kanë hyrë në banesën në pronësi të Përparim Lleshit në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Ata kanë mundur të futen brenda përmes dritares së pasme së vilës 3 katëshe. Mësohet se ata kanë lidhur si fillim djalin e vogël të shtëpisë dje i cili ka qenë vetëm në shtëpi me nënën e moshuar, 80-vjeçare.

Nënë e bir janë dhunuar dhe janë kërcënuar me tytën e automatikut në kokë nga grabitësit ndërkohë që pjesa tjetër kanë kërkuar nëpër dhoma para dhe sende të tjera me vlerë.

Ata kanë arritur të marrin 8 mijë euro dhe 1 milion lekë shqiptare. Aktualisht policia po vijon zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat