Sejko: Inflacioni u rrit me 8% në gusht, rritet kërkesa për punë dhe për rritje pagash

Shqipëria

Sejko: Inflacioni u rrit me 8% në gusht, rritet kërkesa për punë dhe për rritje pagash

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:52
Gent Sejko

Në një konferencë për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se inflacioni në vendin tonë u rrit më tej në muajt korrik e gusht, me 8%.

Ai tha se tendenca e rritjes së çmimeve po vjen tek të gjitha produkteve dhe se lufta në Ukrainë shkaktoi probleme në tregjet e ushqimeve bazë, të lëndëve energjitike dhe lëndëve të tjera bazë.

Ai shtoi se rritja e kërkesës për punë dhe mungesa e fuqisë punëtore po ushtron presion në rritjen e pagës në sektorin privat.

Sejko: Inflacioni u rrit në muajt korrik dhe gusht, 7.5% dhe 8%. Kontributi kryesor në inflacion vjen nga rritja e çmimit të ushqimeve dhe naftës. Tendenca e rritjes së çmimeve po vjen tek të gjitha produkteve. Lufta në Ukrainë shkaktoi probleme në tregjet e ushqimeve bazë, të lëndëve energjitike dhe lëndëve të tjera bazë. Ekonomia shqiptare vijoi me rritje në 6 mujorin e parë të vitit 2022, ndërsa u ul në 3 mujorin e dytë të këtij viti. Sipas INSTAT, rritja ekonomike zbriti në 2.2% nga 6% në 6 mujorin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat