Emri/ U dëmtua në kokë gjatë punës në pikën e grumbullimit të skrapit, ndërron jetë 60-vjeçari

Shqipëria

Emri/ U dëmtua në kokë gjatë punës në pikën e grumbullimit të skrapit, ndërron jetë 60-vjeçari

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Fetah Hyka, 60-vjeç banues në Fier ka ndërruar jetë mesditën e sotme në ambientet e punës, pikë grumbullimi për skrap.

Policia bën me dije se ai është dëmtuar në kokë nga mjeti tip “Pirun” gjatë punës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 13:45, shtetasi Fetah Hyka, 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat