Përurohet varri i mbesës së Hasan Prishtinës – Elma (Omer) Prishtinës

Shqipëria

Përurohet varri i mbesës së Hasan Prishtinës – Elma (Omer) Prishtinës

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 15:56
Mehmt Prishtina

Në vigjilje të festës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, sot u përurua varri,  deri më sot i paidentifikuar i Elma Omer Prishtinës, mbesës së Kryeministrit të VII të Shqipërisë, Hasan Prishtina, ngjarje kjo që përkon edhe me dy ngjarje të tjera : me nisjen edhe të shtatoreve të dy viganëve të Kombit, Hasan Prishtina dhe Adem Jashari, të cilat do të ingaurohen më 28 nëntor në Mushetisht të Therandës si dhe me  100 vjetorin e artë të kolegjit universitar Qiriazi. Familja Qiriazi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në Kongresin e Alfabetit në Manastir në vitet 1908-1909, kongres ky që u financua nga vetë Hasan Prishtina.

Në zbulimin e varrit të Elma Omer Prsihtinës që u bë në varrezat e Tufinës në Tiranë, mori pjesë edhe Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina” dhe familjari i Hasan Prishtinë, Mehmt Prishtina, i cili me këtë rast pati edhe një fjalë përshëndetëse.

“Sot para jush po shpaloset një pjesë pak e njohur e historisë familjare e  kolsit tonë kombëtar Hasan Prishtina. Duke inaguruar këtë varr,  ELMA OMER PRISHTINËS, që ishte vajza e vellait të Hasan Prishtines, ne sot po regjistrojmë në shiritin e kohës gjithë kujdesin dhe përkushtimin tonë për këtë familje patriotike që ishte dhe mbeti pimenton i shqiptarizmës.
Duke qenë edhe vet një nga pjesëtarët e kësaj familjeje, ndjej përgjegjësi morale e njerëzore të them se asnjëherë nuk mund të mburremi se kemi bërë mjaft për kontributin madhor të Hasan Prishtinës në favor të çështjes shqiptare.
Përkundrazi, mendoj se çdo njeri nga ne, veç e veç, si dhe kolektivisht, e kemi detyrim kombëtar të edukojmë fëmijët tanë në frymën e hasanizmit, si një garancë e sigurt që i jep të ardhmes sonë më tepër perspektivë dhe zhvillim.

Me inaugurimin e varrit të   ELMA OMER PRISHTINËS, ne sot po dëhmojmë se jemi në rrugët ë mbarë për të nderuar dhe repektuar familjet tona patriotike, sepse mos të harrojmë se këto familje ishin motor i lëvizjes sonë kombëtare.
Elma, mbes e Hasan Prishtinës, na fton sot  gjithë neve të jemi më të bashkuar rreth idealeve tona, në mënyrë që amaneti i xhaxhait të saj- Hasan Prishtinës për një Shqipëri dinjitoze e të basshkuar  një ditë e më parë të bëhet realitet.
Një pjesë e rrugëtimit historik të kombit tone, kaloi nëpër shtigjet e Hasan Prishtinës, i cili deri në momentin e fundit të jetës së tij nuk pushoi së punuari për Shqipërinë dhe mirëqenien e saj.

Dhe krejt në fund desha të jap një faleminderim për gjithë ata kuksjanë që në vitin  1977 ishin ata qe përcollën ne amshim Hasan Prishtinen në varrezat e deshmorëve në Kukes. Sot ishin po të njejtat figura qe nderuan varrin e Elma Prishtines  ne varrezat e Tufinës me Tirane.

Falëminderit Prof.Dr. Shefqet Hoxha,Xhavit Lashi dhe Ymer Domi qe edhe sot ishit bashkë me ne me familjen Prishtina për te  nderuar kujtimin për  mbesën e Hasan Prishtinës te ndjerën Elma Omer Prishtina.
Lavdi jetës dhe veprë së Hasan Prishtinë Qoftë i lehtë dheu i nanës Shqipëri mbi këtë varr që me xhelozi ruajti një pjesë të trungut familjar të Hasan Prishtinës”, th
a Mehmet Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat