​Ndërtesa më e lartë në botë shndërrohet në flamurin kuq e zi

Shqipëria

​Ndërtesa më e lartë në botë shndërrohet në flamurin kuq e zi

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, në Dubai ka marrë format e flamurin kuq e zi.

Në këtë ndërtesë që ndodhet në Dubai është shfaqur flamuri i kombëtar shqiptar, me prapavijë të kuqe dhe me shiponjën e zezë dykrenare në mes.

Burj Khalifa është është 829.8 metra e lartë.

Videon ku flamuri kombëtar ndriçon në qiellin e errët të Dubait e ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat