Dëmet nga përmbytjet në Krujë, dhjetëra fermerë kanë humbur të mbjellat, grurin dhe jonxhën

Shqipëria

Dëmet nga përmbytjet në Krujë, dhjetëra fermerë kanë humbur të mbjellat, grurin dhe jonxhën

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 16:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e ditëve të fundit shkaktuan përmbytje në dy fshatrat e Krujës Mallkuç dhe Murqinë. Rreth 300 hektarët tokë të përmbytura, ndërsa dëmet në bujqësi janë të konsiderueshme.

Fermerët thonë se kanë humbur pjesën më të madhe të të mbjellave. Ankohen se drejtuesit apo punonjësit e institucioneve vendore nuk janë interesuar për ta.

“Kam 14 dynym tokë në breg të lumit, 8 i kam pasur misër i kam marrë, 6 dynymë i kam në ujë. Jonxha s’bën më. 1 milionë lekë të vjetra dëmi. Përmbytemi prej 15 vjetësh, nga 10 herë në vit.

Dëmet janë të pallogaritshme.”

“Përmbytemi nga 2-3 herë në vit. Më është dëmtuar 15 dynym jonxhë, po i ra uji nuk bëhet më. Nuk ka ardhur njeri këtu, as këtë herë as më parë.”

Prej vitesh përmbyten, por dëmshpërblim nuk kanë marrë.

“Personalisht nuk ka marrë dëmshpërblim. Para tyre vjetësh pata dëme në pulat, tek ushqimet e blegtorisë, misëri tek magazinat. I regjistrojnë po nuk më kanë dhënë gjë.”

Lumi i Ishëm nga më të ndoturit në vend prej inerteve që janë hedhur ndër vite sa herë ka reshje shiu del nga shtrati.

“Lumit të Ishmit po si vunë ndonjë hidrovor në grykëderdhje në Limetë, kështu do vazhdojë.”

“Aty ku derdhet në det është bllokuar nga inertet, erdhën thelluan kanali këtu. Nëse pastrohet dhe hapet gryka e lumit nuk përmbytemi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat