Berisha flet për organizimin e protestës: Parulla dhe banderola anglisht, nxjerrin kryeministrin ashtu siç është

Shqipëria

Berisha flet për organizimin e protestës: Parulla dhe banderola anglisht, nxjerrin kryeministrin ashtu siç është

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 19:48
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta që do të zhvillojë nesër në ditën e samitit nuk do të përbëjë kërcënim për liderët europianë.

Sipas Berishës, janë vetë Edi Rama dhe klanet e tij mafioze që përbëjnë kërcënim për Europën. Përsa i përket protestës, Berisha tha gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.2 në Tiranë se janë përgatitur banderola dhe parulla në anglisht.

Kreu i PD-së tha se përmes këtyre simbolikave, do të paraqitet kryeministri Edi Rama ashtu siç është.

Berisha: Kërcënim për çdo gjë janë klanet mafioze të Edi Ramës. Ne protestojmë si njerëz të lirë. Protestojmë për t’ju dëshmuar se asnjë mjet nuk na ndalon për të protestuar.

Problematika e qytetarëve të tyre është qindra herë më e vogël se e jona.

Nesër janë përgatitur banderola, parulla në anglisht. Paraqitet Edi Rama ashtu siç është, në të gjitha format. Ka prej tyre që flasin sa për një fjalim.

Të vijnë të rinjtë t’i marrin me flamuj kombëtar, të mbushim bulevardin dhe të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat