Berisha u godit me grusht gjatë protestës/ Ish-Presidenti Topi: Një akt i rëndë e i shëmtuar!

Shqipëria

Berisha u godit me grusht gjatë protestës/ Ish-Presidenti Topi: Një akt i rëndë e i shëmtuar!

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:53
Ish-Presidenti Bamir Topi

Ish-Presidenti Bamir Topi tha se goditja e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës nga Gert Shehu, la një shije të keqe në opinionin publik.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Topi tha se një ngjarje e tillë përbën një precedent të rrezikshëm përsa i përket qasjes së shoqërisë ndaj liderëve politik.

Për ish-Presidentin, një ngjarje e tillë duhet hetuar thellësisht nga organet përkatëse. Një kritikë, Topi e kishte edhe për truprojat e ish-kryeministrit.

Sipas tij, në raste protestash, truprojat e liderëve politik duhet të jenë vigjilent në çdo moment për të evituar raste të tilla.

Topi: Unë them që është e rëndë dhe e shëmtuar njëkohësisht. Fatmirësisht mbeti aty. Në një situatë të tillë, edhe një i ri fizikisht, i fortë, mund të kalonte shumë keq. La një shije shumë të hidhur, të keqe. Kjo tregon që në këtë shoqërinë tonë, pavarësisht asaj që po thuhet ndaj personalitetit të njeriut që goditi Berishën, shumë gjëra në shoqëri janë çoroditur.

Pyetje: E dënoni këtë akt dhune?

Topi: Natyrisht. Në rastin specifik, akoma më shumë. Bëhet fjalë për një ish-President, ish-kryeministër, një njeri që përtej karrierës ka dh evite mbi supe. Dhuna është e dënueshme, por jemi mësuar të themi t’ia lëmë organeve për ta hetuar. Duhet një hetim i hollësishëm për këtë situatë. Me të vërtetë politika ka pasur situata të vështira, duket një precedent i rrezikshëm. Kemi kaluar vitet 97’ dhe 98’. Ka ndodhur dhe akte si vrasja e kryetarit të lëvizjes 90’.

Njerëzit që e rrethonin Berishën, truprojat ishin gati të pavëmendshëm. Nuk do përshkruaj cilësitë e njerëzve që rrethojnë një lider dhe mbrojnë një lider politik. Ata që mbrojnë liderin, duhet të jenë shumë profesionistë. Një akt i rëndë dhune dhe i shëmtuar njëkohësisht. Fatmirësisht pa pasoja. Natyrisht çdo njeri ka fizikun e tij. Fatmirësisht që iku pa pasoja. Njeriu është një qenie biologjike. Kur kemi parë dhe boksierë të trajnuar që rrëzohen në ring.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat