Shembja e “Prestige Resort”, Bamir Topi: Akt jashtëzakonisht i rëndë

Shqipëria

Shembja e “Prestige Resort”, Bamir Topi: Akt jashtëzakonisht i rëndë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 22:47
Ish-presidenti Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar aksionin e paligjshëm të IKMT-së i cili përfundoi të dielën në mesditë me shembjen e “Prestige Resort” në prinësi të presidentit të “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu.

Topi deklaroi në News24, se ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, ndërsa shtoi se qeveria veproi me dy standarde duke shembur hotelin në bregdet ndërkohë që për ndërtimet pa leje në Tiranë nuk është ndërmarrë një veprim i tillë.

“Kishte një pritshmëri që gjykata të fliste brenda afatit që parashikon ligji. Është shumë e rëndë kur shikon njerëz që janë dëshmitarë të ndërtimit, rritjes dhe funksionimit të një ndërtimi të tillë. Kjo në njëfarë mënyre është shumë komplekse. Sepse të gjithë po e lidhin me atë infrastrukturë që ka grupi në fokus për të zotëruar median.

Është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Është shumë e vështirë të ndërtosh në Shqipëri. Edhe sikur të kishte ndonjë problem të natyrës së zbatimit të ligjshmërisë, njeriu jep kohë. Njerëzit e mëdhenj përgjithësisht janë tolerantë. Që njeriu edhe aty ku ka gabuar të korrigjohet. Pse dy standarde brenda një qarku. Në hapësirën që nuk është më shumë se 30 km në vijë ajrore. Ka shumë subjektivizëm. Gjithmonë kur bëhet fjalë për investime të kësaj natyre gjenden rrugët për të riparuar edhe ato gabimet. Por nuk shkohet në ekstrem. Kjo është shenjë dobësie. Unë kam qenë atje. Njeriu shkon në një vend dhe e gëzon. Pret që të kalojë disa orë për t’u relaksuar.

Është një dëm shumëplanësh. Ky është dëmi fizik. Por në memorie lë një dëm të fortë psikologjik jo vetëm te pronari i medias tuaj por te të gjithë të tjerët. Njeriu shkon relaksohet. Pse vuan njeriu në jetë? Kjo është një pyetje te “Bankieri”. Dhe ndoshta kjo ka të bëje edhe me vetë zotin Hysenbelliu me këtë që po them. Sepse unë e imagjinoj dhimbjen e zotit Hysenbelliu. Unë uroj që ai të ngrihet. Njeriu vuan në kapitalizëm. Për mungesën e parashikimit. Zoti Hysenbelliu ka treguar ndoshta shumë bujari duke ftuar njerëz të lidhur me politikën dhe qeverinë. Morali i politikës të çon te kjo që ne po diskutojmë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat