Çfarë po ndodhë në Shqipëri? Gazetari ngre alarmin: Gjendja është alarmante!

Shqipëria

Çfarë po ndodhë në Shqipëri? Gazetari ngre alarmin: Gjendja është alarmante!

Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:29
Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku thotë se gjendja në vendin tonë është alarmante, pasi korrupsioni është bërë normalitet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çollaku u shpreh se prokuria shqiptare ka çaluar, pasi fillimisht kryen arrestime, e më pas kërkon provat.

“Ajo që është alarmante, ka të bëjë me faktin që korrupsioni është bërë normalitet. Prokuroria shqiptare deri më tani ka çaluar në dy drejtime. Fillimisht bën arrestimet, pastaj kërkon provat. Industria hetimore e vendeve të zhvilluara, në Itali, që e ka hetimin cilësisht të spikatur, mund të kalojnë vite për të hetuar.

Pastaj, kur prokurori i drejtohet gjykatës për ndalim, shoqërim, arrestim, marrje e të pandehurit, nuk diskutohet më për provë. Mund të pasurohet gjatë shqyrtimit gjyqësor, por në momentet kur prokurori ka shkuar me shkresë në gjykatë, dosja është e mbushur me gjëra. Te ne, ka  pasur jo pak raste, në çështje të mëdha ka çaluar”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat