E rëndë/ Një grua 48-vjeçe gjendet e mbytur në lumin Shkumbin

Shqipëria

E rëndë/ Një grua 48-vjeçe gjendet e mbytur në lumin Shkumbin

Më: 18 janar 2023 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Elbasan. Mësohet se një grua rreth moshës 48-vjeç është gjetur e mbytur në lumin Shkumbin.

Ende nuk dihet identiteti i saj. Në vendin e ngjarjes bëhet me dije se kanë shkuar Policia.

Nga informacionet paraprake dyshohet se mbrëmjen e djeshme gruaja kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe nuk ishte kthyer më.

Familjarët kanë njoftuar policinë, ndërsa sot në ujërat e lumit Shkumbin është evidentuar një kufomë. Sakaq, polumbarët kanë nisur punën për nxjerrjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat