PD e Kurbinit feston 32-vjetorin, Berisha: Qyteti juaj ka qenë dhe mbeti bastion i lirisë për të gjithë Shqipërinë

Shqipëria

PD e Kurbinit feston 32-vjetorin, Berisha: Qyteti juaj ka qenë dhe mbeti bastion i lirisë për të gjithë Shqipërinë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 17:45
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka marrë pjesë në 32-vjetorin e themelimit të PD-së së Kurbinit.

Berisha tha se Kurbini ka qenë dhe mbeti bastion i lirisë për të gjithë Shqipërinë dhe nuk e lëkundën besimin e tyre në vlerat e PD-së.

Ish-kryeministri renditi edhe disa nga arritjet e qeverisjes së tij, ku përmendi antarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen e stabilizim asocimit.

“Të dashur demokrate dhe demokratë të Kurbinit. Zotërinj deputetë dhe zonja deputete. Të dashur kandidatë për qytetarë të parë të Kurbinit dhe Mirëditës. Të nderuar përfaqësues të të përndjekurve politikë, të forumit të gruas, të dashur themeluese dhe themelues të PD-së së Kurbinit. Jam i emocionuar këtu me ju, sepse Kurbini ka qenë dhe mbeti gjithnjë një bastion i lirisë për gjithë Shqipërinë. Ne demokratët e kremtojmë ditën e themelimit të partisë sonë. Unë ju uroj nga zemra, Gëzuar këtë ditë.

Ne e kremtojmë këtë ditë, sepse kemi një arsye thelbësore ekzistenciale. Për ne që lindëm para dhjetorit 90 dita e themelimit të PD-së është ditëlindja jonë në liri. Me PD-në lindi pluralizmi. Lindi liria e individit. Lindën të drejtat e tij dhe shoqëria e lirë. Ndaj dhe ne kremtojmë për sa kohë do të nderojmë lirinë dhe dinjitetin tonë. Ne kremtojmë këtë ditë krenar përpara njëri-tjetrit, përpara vetes dhe përpara zotit. Ne u dëshmuam një forcë politike e interesit kombëtar të shqiptarëve dhe besimeve të pathyeshme të tyre. Ne e kremtojmë dhe do ta kremtojmë këtë ditë, sepse kur nisëm këtë rrugë, e nisëm si njerëzit e tretë më të varfër të planetit. Për ata që kanë jetuar para asaj periudhe, ju kujtojmë se rrogat e shqiptarëve ishin 4-6 dollarë dhe rroga e Berishës si presidenti ishte 16 dollarë gjithsej. E tillë ishte situata ku e kishte zhytur diktatura më e egër staliniste vendin tonë. 32-vite më parë ne nuk kishim asnjë mbështetje nga jashtë. Ne nuk kishim asnjë eksperiencë në rrugën e lirisë. Ne kishim vetëm idealet tona. Ne ja dolëm të hapim Shqipërinë me botën. Të krijojmë miq të mëdhenj. Ne ja dolëm shqiptarin, që ishte qytetari më i hiperkolektivizuar në planet, ta shndërrojmë sërish në pronar.

Ne bëmë pronar të apartamenteve të tyre mbi 220 mijë perosna. Ne u rritëm me një shpejtësi që në vitin 2008 do të na nxirrte ne nga honet e kombeve më të varfëra, në mesin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Ne duke u bazuar në vlerat e lirisë, ja dolëm të antarësojmë shqipërinë në Këshillin e Europës, ta antarësojëm në NATO, të firmosim marrëveshjen e stabilizim-asocimit dhe të heqim vizat. Nga viti 2007 deri në vitin 2014 popullata në Shqipëri rritej nga viti në vit. Rritej besimi i shqiptarëve se në këtë vend të bekuar mund të ndërtohej e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve të tyre. Kudo që të shkosh në Shqipëri, syri të kap pasuri mahnitëse. Kurbini ka pasuri nga më të mëdhatë, potenciale turistike mahnitëse, potenciale minerale, bujqësore dhe hidrike. Zoti na ka dhënë gjithçka, më të mirat që i ka dhënë një kombi për të prosperuar. Ndaj ne sot festojmë krenar këtë përvjetor. Ju kurrë nuk e lëkundët besimin në vlerat e demokratëve dhe të kësaj partie”, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat