Prindërit i deklaruan të zhdukura, gjenden në Tiranë tri vajzat e mitura nga Dibra

Shqipëria

Prindërit i deklaruan të zhdukura, gjenden në Tiranë tri vajzat e mitura nga Dibra

Më: 22 janar 2023 Në ora: 22:22
Prindërit i deklaruan të zhdukura, gjenden në Tiranë tri vajzat e mitura nga Dibra

Dibër/ Me datë 22.01.2023, rreth orës 19.30,  në  Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallzim shtetasit :

L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura.

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e tre shtetasve të mitura në Tiranë, të cilat  janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1.

Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat