Reshje të dobëta shiu dhe dëbore; ja parashikimi i motit për këtë të premte

Shqipëria

Reshje të dobëta shiu dhe dëbore; ja parashikimi i motit për këtë të premte

Më: 27 janar 2023 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Kete te premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parshikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi kryesisht në orët e pasdites.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente në veri të vendit dhe përgjatë zonave bredgetare.

Në zonat malore në veri të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ultë. Era do të jëtë nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 6°C, në zona e ulëta 1 deri 12°C dhe në zona bregdetare 3 deri 13°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat