“Goditja ka qenë shumë e fortë”, si u rrëzua mbikalimi i këmbësorëve në Shkodër

Shqipëria

“Goditja ka qenë shumë e fortë”, si u rrëzua mbikalimi i këmbësorëve në Shkodër

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Mbikalimi i cili u rrëzua në zonën e Bahçallëkut në Shkodër si pasojë e goditjes nga një kamion, i cili po transportonte një eskavator, ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin që lidh Shkodrën me Lezhën.

Gazetari i ABCnews, Simon Shkreli ka ndjekur hap pas hapi këtë ngjarje të rëndë, e cila fatmirësisht nuk pati persona të plagosur. Ai raporton se mbikalimi është vendosur në vitin 2006 dhe nuk është përdorur prej banorëve.

“Mbikalimi është vendosur në vitin 2006, me kërkesë të banorëve të kësaj zone, por që pothuajse nuk është përdorur ose është bërë si atraksion. Dy vite më parë është bërë një lloj investimi. Goditja ka qenë e fortë, por dhe amortizimi i kohës ka bërë të veten. Është përdorur për vendosjen e reklamave dhe nuk është shfrytëzuar nga banorët”, tha ai.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur punën për heqjen e strukturës metalike dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat