Arrestimi i Alda Klosit, avokati: Në fillim denoncoi vjedhjen e bizhuterive, si e konstatoi që kasaforta mungonte

Shqipëria

Arrestimi i Alda Klosit, avokati: Në fillim denoncoi vjedhjen e bizhuterive, si e konstatoi që kasaforta mungonte

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 13:49
Ilirjan Muho

Ilirjan Muho, avokati i ish zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi e cila u arrestua pak ditë më parë pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi ka hedhur poshtë deklarimet e kësaj të fundit.

Në një dalje për mediat jashtë dyerve të gjykatës, ku togat e zeza vendosën masën e sigurisë arrest me burg për Klosi, Muho u shpreh se nuk do ishte çudi që Dobi të ndryshojë sërish deklaratën e saj nëse nuk merr atë që pret nga qëndrimi që ka mbajtur deri më tani.

“Fakti që Alda Klosi nuk është pyetur për këtë gjë por i është thënë vetëm të japë përshkrimet e sendeve që i kanë humbur. Nuk është pyetur. Lekët janë për xhaxhain. Sepse kishte nevojë për t’u kuruar në Amerikë. Natyrisht unë nuk i referohem më deklarimeve të dhëna nga kjo shtetase. Mos u habisni që nesër nëse ajo nuk merr atë që do, të jemi përballë një deklarimi tjetër. Çfarë do bëjë prokuroria do i thotë Aldës më fal që të arrestuam disa ditë.

Deklarata e Dobit bien në përputhje të plotë me atë të djalit të saj me mekanizmin e vjedhjes. Konflikte ka pasur por që prej vitit 2018 ata janë divorcuar. Alda Klosi ka në kujdestarinë e saj dy fëmijët dhe nënën e verbër për të cilën nuk dimë kush do kujdeset. Deklarimet e dhëna nga Rozeta Dobi janë tërësisht të pavërteta. Nëse ajo nuk merr atë që ajo pretendon për të lehtësuar pozitën e saj, mund të ketë një deklarim tjetër”, tha avokati.

Ai u shpreh se Klosi ka konstatuar mungesën e parave në datë 15 Dhjetor pasi kishte bërë denoncim për humbjen e bizhuterive dhe ka kërkuar të kthehet në komisariat për të bërë një deklarim të dytë.

“Klosi është nën kontrollin e mjekëve. Në seancën në spital u konstatua gjendja e saj shëndetësore. I kemi kërkuar sepse prokuroria po fillon të verifikojë vërtetësinë e deklarimeve të saj. Në rast se këto deklarimet dalin të pavërteta, çfarë do bëhet me çështjen. I ka të gjitha gjasat që në njeri që jep versione të ndryshme, në një moment të caktuar mund të ketë edhe një deklarim ndryshe. Nëse ka një marrëveshje mes prokurorisë dhe Rozeta Dobit do ishte shumë e fëlliqur. Nuk u përmend asnjë emër gjatë gjykimit. Me datë 15.12 ka konstatuar mungesën e parave dhe ka kërkuar të rikthehet në komisariatin e policisë. Paratë kanë shkuar te Alda Klosi në datë 3 Dhjetor, ditën që nusja e xhaxhait dhe xhaxhai i ndjerë u nisën për në Amerikë. Janë disa ditë sepse pritej që të gjendej mënyra për t’u transferuar. Të afërmit po kërkonin të gjenin një siguracion.

Pronari i ligjshëm i parave mund t’i dërgonte në adresë. Janë 30 mijë dollar që janë lënë për nevojat e arredimit të një shtëpie që ata kanë lënë në Tiranë. Në momentin e parë që ka mbërritur në shtëpi dhe ka parë që banesa e saj ishte vjedhur ka njoftuar organet e policisë. Ata nuk lejojnë askënd të prekë asgjë nga vendi i ngjarjes. Ajo ka konstatuar nga hapja e sirtarëve që mungonin disa sende dhe bizhuteri. Në deklarimin e parë është pohuar ky fakt. Në momentin që është marrë ky deklarim ka sqaruar për çfarë është pyetu. Pasi ka ardhur në shtëpi, ka parë që kasaforta mungonte dhe ka kërkuar të bëjë një dëshmi tjetër. Policia i ka thënë që e kë mundësinë për ta bërë dhe më vonë. Ka dyshuar te Dobi sepse kishte një kopje çelësi. Më vjen keq që prokuroria beson që Alda Klosi i dha asaj 500 mijë euro që t’ia ruajë. Prokuroria përdor si deklarim të artë vetëm atë që thotë Rozeta Dobi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat