Iu siguroi 5 shtetasve turq pasaporta bullagre të falsifikuara, arrestohet anglezi në Durrës

Shqipëria

Iu siguroi 5 shtetasve turq pasaporta bullagre të falsifikuara, arrestohet anglezi në Durrës

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasaporta”.

Operacioni, nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës.

Iu siguroi 5 shtetasve turq, pasaporta bullgare false, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga një shtetas anglez që u kap duke i transportuar këta shtetas, me automjet.

Arrestohen edhe 5 shtetasit turq, pasi tentuan të dilnin nga vendi ynë, duke përdorur pasaportat false.

Si rezultat i kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, ndaj shtetasve dhe mjeteve që hyjnë apo dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke përdorur pajisje dedektuese bashkëkohore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasaporta”, është goditur një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, përmes dokumenteve false, dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, janë vënë në pranga:

-shtetasi anglez J. S., 41 vjeç dhe shtetasit turq: M. K., 29 vjeç, M. D., 23 vjeç, A. A., 19 vjeç, H. K., 20 vjeç dhe M. H., 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në dalje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin J. S., ku kanë parë 5 shtetasit turq, të cilët transportoheshin nga 41-vjeçari, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, të 5 shtetasve turq iu gjetën pasaporta bullgare false, të cilat dyshohet se janë siguruar nga shtetasi J. S., për t’i kaluar këta 5 shtetas, drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat