Vodhën sende me vlerë dhe blenë me kartëmonedha fallco, arrestohen dy persona, në ndjekje penale tre të mitur

Shqipëria

Vodhën sende me vlerë dhe blenë me kartëmonedha fallco, arrestohen dy persona, në ndjekje penale tre të mitur

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar dhe tre të mitur janë në ndjekje penale pasi kanë vjedhur sende me vlerë dhe kanë mashtruar me kartmonedha fallco.

Këto dy operacione u zhvilluan nga policia gjatë 24 orëve të fundit.

Operacioni policor i koduar “Last sale”

Një 21-vjeçar u vu në pranga pasi në bashkëpunim me 3 shtetas të mitur të cilët janë në procedim penal, i morën me dhunë byzylykun e floririt, një tjetër të mituri.

F. Ç., së bashku me 17-vjeçarët  i kanë marrë me dhunë byrzylykun që mbante në dorë i mituri.

Në ndjekje penale është edhe 47-vjeçarja A. Xh., pasi i ka blerë atyre byzylykun e vjedhur, me qëllim për ta shitur atë në argjendarinë e saj.

Operacioni policor i koduar “Last exchange”

Në operacionin e dytë u vu në prnga një 50-vjeçar banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur sende në një banesë dhe ka blerë një telefon me kartmonedha euro të falsifikuara.

B. M., banues në Tiranë rezulton se ka vjedhur një laptop dhe sende të ndryshme, në një banesë, në rrugën “Milo Duci”. Me anë të mashtrimit ai ka blerë aparatin celular me vlerë 900 euro, duke përdorur kartëmonedha të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Tiranë/ Finalizohen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, brenda 24 orëve, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni policor i koduar “Last sale”/ U vu në pranga një 21-vjeçar dhe nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur, pasi dyshohet se i morën me dhunë byzylykun e floririt, një shtetasi të mitur. Procedohet penalisht dhe një shtetase që bleu byzylykun e vjedhur. Operacioni policor i koduar “Last exchange”/U vu në pranga një shtetas që dyshohet se ka vjedhur sende në një banesë dhe ka blerë një aparat celular me vlerë 900 euro, me kartëmonedha euro të falsifikuara. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara përes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionet policore të koduara “Last sale” dhe “Last exchange”. Gjatë operacionit policor të koduar “Last sale”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (17-vjeçarë), pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë bylyzykun që mbante në dorë, një shtetasi të mitur. Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal edhe për shtetasen A. Xh., 47 vjeçe, pasi i ka blerë këtyre shtetasve byzylykun e vjedhur, me qëllim për ta shitur atë në argjendarinë e saj. Gjatë operacionit policor të koduar “Last exchange”, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 50 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 1 laptop dhe sende të ndryshme, në një banesë, në rrugën “Milo Duci”. Gjithashtu, dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka blerë një shtetasi, një aparat celular me vlerë 900 euro, duke përdorur kartëmonedha të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat