Mozaikët e lashtë të Durrësit riprodhohen nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare

Shqipëria

Mozaikët e lashtë të Durrësit riprodhohen nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 21:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Mozaikët historikë të qytetit bregdetar si  “Bukuroshen e Durrësit”, “Mozaikun e Arapajt”, “Hipokampusin” dhe “Mozaiku i Amfiteatrit” riprodhohen nga  nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Artistët e së ardhmes, materialet e pa vlerë i kanë shëndërruar në vepra arti.Luiza Daci është një nga protagonistët kryesorë të realizimit të mozaikëve.

E mbështetur nga shokët dhe shoqet e saj të shkollës ajo thotë se ishte një punë e lodhshme por shumë argëtuese.

Mësuesi lëndës së arteve, Altin Shuaipi, tregon se nxënësve iu është dashur disa javë për të realizuar mozaikët. Qëllimi i kësaj pune  është ruajtja dhe njohja e të rinjve me vlera historike. Kjo nismë është financuar nga BE në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat