Kush janë katër personat qe nuk i’u bindën urdhrit te policisë në Klos

Shqipëria

Kush janë katër personat qe nuk i’u bindën urdhrit te policisë në Klos

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga policia në lidhje me 4 personat të cilët nuk i janë bindur urdhrit të policisë në Klos për të ndaluar , por janë larguar me makinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Klosit. Personat të cilët nuk i’u bindën urdhrit dhe pas pak kohësh kanë braktisur makinën duke u larguar në drejtim të paditur janë shtetasit me iniciale E.R., D.M., Sh.H., dhe E.Rr., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Në automjet, forcat e policisë kanë gjetur ndër të tjerat një krehër kallashnikovi me 30 fishekë, mjete për bluarjen e kanabisit dhe kapuça.

Në vijim të hetimeve, forcat e policisë zbuluan banesën e izoluar të cilës katër të kërkuarit po i drejtoheshin, që ndodhej në fshatin Peshk të Martaneshit.

Aty u ndaluan tre persona të tjerë, edhe ata nga Tirana dhe të lidhur familjarisht dhe miqësisht me të kërkuarit, shtetasit : E.M., R.T; K.K., 22 vjeç, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjeten doza të vogla kanabis të gatshme për t’u tregtuar në doza.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentacionin e plotë të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat