Shantazhoi dy adoleshente me video intime, arrestohet 27-vjeçari në Mallakastër

Shqipëria

Shantazhoi dy adoleshente me video intime, arrestohet 27-vjeçari në Mallakastër

Më: 14 mars 2023 Në ora: 10:56
Policia

Shantazhoi 2 adoleshente, për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale,arrestohet 27-vjecari në Mallakastër.

Burimë zyrtare të policië thanë se në pranga ka rënë 27-vjecari me inicialet M.Rr.

“Pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat