“Ti je dhurata e jetës sime”- Arrestohen bashkëpunëtorët e Matteo Messina Denaro, zbulohet roli i tyre!

Shqipëria

“Ti je dhurata e jetës sime”- Arrestohen bashkëpunëtorët e Matteo Messina Denaro, zbulohet roli i tyre!

Më: 16 mars 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Në pranga kanë rënë 50-vjeçari Emanuele Bonafede (kushëri i Andrea Bonafede që i dha identitetin e tij Messina Denaros) dhe bashkëshortja e tij Lorena Lanceri, 48 vjeçe.

Çifti akuzohet se kanë mikëpritur Matteo Messina Denaro në shtëpinë e tyre, deri një ditë përpara se të arrestohej.

Sipas prokurorisë italiane, ata e kanë ndihmuar kumbarin e Cosa Nostra që të mbante kontakte me njerëzit e tjerë, “veçanërisht me personat e dashur”.

Gjithashtu hetuesit akuzojnë çiftin se i kanë dhënë Matteo Messina Denaro ndihmë të pakushtëzuar.

Sipas prokurorisë, nga këto rrethana tregohet se “Emanuele Bonafede dhe Lorena Lanceri ishin plotësisht të vetëdijshëm për identitetin e vërtetë të personit që frekuentonte shtëpinë e tyre dhe e kanë ndihmuar për t’iu shmangur hetimeve të policisë.

Gjithashtu “Lanceri gjithashtu transmetonte informacion midis të arratisurit dhe personave me të cilët ai kishte marrëdhënie veçanërisht të ngushta”.

Një prej tyre ishte Laura Bonafede, vajza e Nardo Bonafede, bosit mafioz të distriktit Campobello që vdiq në paraburgim në nëntor 2020.

Laura Bonafede është fotografuar në market së bashku me Matteo Messiba Denaro dy ditë para arrestimit të tij.

Në një letër që ajo i kishte dërguar, Laura flet me kode dhe i drejtohet vetes në gjininë mashkullore. Ajo përdor emra të koduar ku mjetin e tij Giulietta e quan Margot, ndërsa Lorena Lancerin me nofkën “Kontraktori”.

Në një pjesë të letrës që daton mbrëmjen e 29 dhjetor, ajo shfaq dukshëm ndjenjat e xhelozisë daj Lorena pasi kishte parë makinën e bosit të mafies tek banesa e saj.

“Margot e pashë në orën 18.56 tek ndërmjetësi”, shkruante ajo, gjithmonë në mashkullore. “Çuditërisht nuk u inatosa, nuk u tërbova siç më ndodh zakonisht. Më shqetësoi shumë, këtë nuk mund ta mohoj. Më acaroi fakti që nuk e dija çfarë po bëje në atë moment, të mos dija nëse ishe vetëm, nëse do të rrije më gjatë, nëse… nëse… nëse…”.

Hetuesit dolën në përfundimin se Lorena vepronte si ndërmjetëse mes Messina Denaro dhe Laura Bonafede, duke caktuar takime apo duke u shfaqur në vend të saj në afatet e përcaktuara, kur ishte e pamundur për të arratisurin.

Më 6 janar i dërgoi një letër tjetër: “Duke kaluar aty pashë Margot dhe kjo më gëzoi shumë sepse në këto 6 ditë nuk dija më çfarë të mendoja. Ndjeva pak xhelozi, mund ta kuptoni edhe pse. Unë nuk mund të marr pjesë në asgjë dhe të tjerët munden, por kjo është në rregull, të paktën e di që po lëvizni, që mund të dilni me Margot».

Gjithashtu në një letër tjetër që Lorena i ka dërguar Messina Denaro ajo zbulon ndjeniat për bossin e mafies.

“E bukura e jetës sime ishte që të takova, sikur fati më bëri një dhuratë. Ajo dhuratë je ti (e shkruar me te kuqe) Mendoj se çdo femër qe te ka pranë ndihet veçantë. Me ty ndihem i mbrojtur, ti më bën të ndihem mirë, më bën të buzëqesh me batutat e tua dhe e adhuroj ironinë tënde, njohuritë dhe inteligjencën tënde të pamasë. Mendoj se dikush atje lart donte që të takoheshim për çdo të keqe që kisha kaluar për shkak të poshtërimit. Të të njihja ty ishte privilegj dhe më vjen keq për ata që nuk mundën. E di, të dua dhe siç them gjithmonë një e mirë që vjen nga brenda”, shkruan ajo, me pseudonimin Diletta.

Nga biseda me disa pacientë që trajtoheshin në klinikën La Maddalena në Palermo, Messina Denaro i kishte treguar njërit prej tyre për lidhjen romantike me “Diletta-n”, që hetuesit e identifikuar si Lorenca Lanceri.

Ajo është nënën e një djali, Giuseppe, kumbari i të cilit ishte bossi i mafies që i kishte dhuruar një orë Rolex Oyster Perpetual, me vlerë 6300 euro.

Pas arrestimit të bosit të mafies në 16 janar, Bonafede dhe Lanceri shkuan në polici duke pretenduar se e kishin takuar rastësisht në vitin 2018 dhe ai iu ishte prezantuar si “Francesco Salsi”, madje kishte shkuar disa herë në shtëpinë e tyre. Ata deklaruan se vetëm pas arrestimit të tij, zbuluan se ishte bosi i mafes që ishte në kërkim për 30 vite.

Por kanë mjaftuar dy muaj hetimet për të zbuluar se çifti kishte gënjyer. Në kamerat e sigurisë në qytet dhe në lëvizjet e makinës tip Giulietta të përdorur nga Messina Denaro gjatë udhëtimeve të tij, u zbulua se mafiozi gjatë javëve të fundit para arrestimit kishte shkuar në shtëpinë e çiftit pothuajse çdo ditë, shpesh në kohën e ngrënies, dhe sa herë që ai dilte jashtë, Bonafede ose Lanceri shikonin në rrugë për të kontrolluar nëse nuk kishte njeri që shikonte apo spiunonte. Të gjitha lëvizjet janë të regjistruara nga kamerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat