Emërimi i Hysenit në krye të SHISH, Spahiu zbardh prapaskenat

Shqipëria

Emërimi i Hysenit në krye të SHISH, Spahiu zbardh prapaskenat

Më: 17 mars 2023 Në ora: 20:15
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu e cilëson emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH, një akt patriorik të kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë televizive, Spahiu u shpreh se nuk është rastësi që Rama e mori një vendim të tillë.

“Mendoj që në 10 vitet e fundit, është akti më patriotik i kryeministrit shqiptar. Nuk është rastësi që Edi Rama merr një person që ka punuar për agjencinë e shërbimeve të Kosovës dhe e emëron në Shërbimin Informativ të Shqipërisë.

Nuk është rastësi që merr një person që ka pasur mbështetjen e shërbimeve amerikane dhe e emëron atë në Shqipëri. Mendoj që asnjë kryeministër, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë nuk e ka bërë një veprim të tillë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat