Aksident në Fier, humb jetën punonjësi i policisë

Shqipëria

Aksident në Fier, humb jetën punonjësi i policisë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Patos – Fier, ku një mjet tip “Opel” me drejtuesin shtetasin A.S, 58-vjeç është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtuesin shtetasin G.H, 27-vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 58-vjeçari, i cili ishte punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.r.t

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat